Tetë shqiptarë e dy turq janë arrestuar nga policia kufitare italiane në portin e Barit gjatë gushtit e shtatorit në kuadrin e operacioneve kundër kriminalitetit të organizuar.
Mbi tre prej shqiptarëve rëndonin mandat arresti me burg nga prokuroritë e Ankonës, Ascoli Picenos e Riminit, për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa dy durqit akuzohen për r favorizim të imigracionit të paligjshëm.
Pesë shqiptarët e tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme ndaj sigurimeve shoqërore dhe pronës.Midis tyre është edhe një grua, për të cilën Prokuroria e Catanias kishte nxjerrë mandat arrestin për trafik droge. Shqiptarja duhet të vuajë një dënim përfundimtar prej tetë vitesh burg.