Loading...

Policia i kontrollon dhomën Bleona Qeretit, ja çfarë gjeti

E ftuar mbrëmë  në “Xing me Ermalin” ishtë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona e cila shkakton gjithnjë bujë në media e rrjete sociale me të rejat si nga ana profesionale, ashtu edhe me thashethemet nga jeta private. Duke folur për fillimet në Amerikë, Bleona kujtoi një histori komike që i kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku po qëndronte me mamanë.

“Në fillim kur kemi shkuar kemi pasur gjithmonë incidente të vogla. Do doja të kujtoja vitin 2004. Shkova në Amerikë për 25-vjetorin tim. Mora edhe mamin. Kisha koncert në fund të javës. Vajtëm në Miami për të bërë ditëlindjen time me mamin dhe në momentin e parë që vajtëm në hotel donim të lajmëronim babin që kishim arritur. Mora recepsionin. Në Europë është që i bie 0 dhe del recepsioni ndërsa në Amerikë duhet t’i biesh numrit 9. I rashë dhe e pyeta si mund të marr Shqipërinë. Sepse nga Europa merr me 00355 Shqipëria kurse në Amerikë duhet të telefonosh me 011 për të dalë në linjën internacionale pastaj 355 që është kodi i Shqipërisë. Pasi ma sqaroi vajza e recepsionit që nuk është si Europa, unë e mbylla telefonin dhe shtypa 911 në vend të 011.

911 është linja emergjente e policisë në Amerikë. ‘911, çfarë emergjence keni?’, mu përgjigj. Unë që i thashë: ‘Nuk kam emergjenci’ dhe e mbylla. Pas 15 minutash bie dera e hotelit. Hapa derën dhe shoh 3 policë. Kemi marrë një telefonatë nga kjo dhomë tha. Mami duke thënë të hëngërt mortja, çfarë na bëre, do na burgosin. Unë duke qeshur i thashë që i kam rënë gabim. Mirëpo atje nuk e besojnë që mund t’i kesh rënë gabim se mund të kesh dikë tjetër në dhomë që të detyron të thuash ashtu. Kontrolluan komplet gjithë dhomën. Mbasi u bindën që ishte vërtet gabim i dy njerëzve të huaj që nuk kishin lidhje fare me Amerikën, e kuptuan dhe ikën”, tregoi Bleona duke shtuar në fund se nuk kishin çfarë të gjenin kur kontrolluan përveçse fustaneve të saj transparent

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com