Unë s’di tê të ofroj lumturinê…
Unë jam veçse njê krijesê humane,
unë jap e marr si çdo njeri.
Ja!…nga e vogël bëhem e madhe,
pastaj nga e madhe kthehem fëmijë.
Lumturia është diçka e pakapshme
Qê ndonjëheré rrjedh nëpër venat e mia,
unë jap e marr si çdo njeri,
nga e trishtuar vallëzoj e përhumbur,
e në mes të vallëzimit mbytem trishtim.
E nëse ti pret nga unë gjëra të pamundura;
unë jam veçse një krijesë humane,
unë jap e marr si çdo njeri,
nga shëmtuar bëhem e bukur,
dhe nga e palumtur … vij drejt e tek ty.
Anila ToTo