Loading...

Plas skandali në drejtësinë shqiptare. ‘Peshqit e mëdhenj’ lënë qelitë, ju kthehen pas milionat

Një skandal i madh ka përfshirë ditët e fundit sistemin e drejtësisë shqiptare. Teksa SHBA e BE i kanë shpallur luftë krimit e korrupsionit, një ‘urdhër’ i çuditshëm, skandaloz dhe i pakuptueshëm ka hapur dyert e burgjeve për ‘peshqit e mëdhenj’ të kapur më parë.

Disa prej ‘kokave’ të mëdha të krimit e korrupsionit janë liruar ditët e fundit nga qelitë, duke u lënë të lirë të vijojnë ‘profesionin’ e tyre. Por, sikur të mos mjaftonte vetëm lirimi i tyre, duket se ata do të vijojnë zhvatjen e shtetit, teksa kanë kërkuar dhe dëmshpërblime.

Rasti i parë është ai i gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pasi ju gjet një banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Tashmë, kur gjyqtari po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte dhe lirimi nga burgu i ‘peshkut të madh’ të burgjeve, që mbushi xhepat nga abuzimi me tenderat e ushqimeve të të dënuarve. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili la qelinë pak ditë më parë. I pakënaqur me lirimin, Zoto pritet të kërkojë edhe dëmshpërblim për qëndrimin 1 vit e 9 muaj prapa hekurave.

I liruar nga burgu ditët e fundit është edhe ‘bosi’ i kokainës së Xibrakës, Ermal Hoxha. Nipi i Enver Hoxhës deri më tani po shijon lirinë, por me siguri do të kërkojë ndonjë dëmshpërblim nga shteti për mbajtjen në brug, ndonëse u kap me rreth 100 kg kokainë që kapte vlerën e mbi 10 milionë eurove, në laboratorin modern të ndërtuar prej tij. Në vendet e tjera të botës një trafikant i tillë do të kalbej në burg, por te ne nuk është çudi që Ermali të kërkojë edhe dëmshpërblim për burgosjen.

Këto janë disa nga ‘peshqit e mëdhenj’, që janë liruar nga burgu, dhe që kërkojnë t’iu kthehen edhe milionat e tyre të paligjshme, ndërsa pritet që në vijim të kemi lirimin e të tjerë ‘peshqve të mëdhenj’, që siç duket kanë liruar frerët pas largimit të ambasadorit të tmerrshëm të kriminelëve shqiptar, Donald Lu./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com