Ajo mund të konsiderohet pa frikë si një nga rrugët më të bukura në vendin tonë tashme me inaugurimin e saj. Bëhet fjalë për aksin Lin-Pogradec, i cili tashmë është i përfunduar plotësisht.
POSTIMI I PLOTË
MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër rruge kombëtare me shumë rëndësi edhe për turizmin, e cila më në fund doli në dritë (e gjetëm dhe këtë rrugëve të nisur kuturu, pa projekt e pa fonde, të braktisur pas daulleve të inaugurimit, si një korridor nën qiell të hapur mes ndërtimeve pa leje e pallateve të ndërtuara mbi gjol), ju uroj një të dielë të bukur
*Aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. Shumë shpejt do të përfundojë edhe kontrata tjetër për veprën e gjysëmtunelit panoramik prej 1 km, që do të mundësojë më në fund hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik.
Klikoni ketu per te pare videon