PD do të rikthehet sot në Kuvend, pas tre javësh nga bojkotimi i saj.
Në mbledhjn e grupit të PD është vendosur që deputetët e kësaj force politike të marrin pjesë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit të ri.
Mbledhja e Komisionit është parashikuar të zhvillohet sot orën 15:00.