Këngëtari Meda është një emër mjaft i njohur në Shqipëri, Kosovë e diasporë. Veç muzikës së tij këngëtari është përfolur për marrëdhënien që ka me bashkëshorten e tij. Ai dhe bashkëshortja dashurinë e tyre e kanë shfaqur gjithnjë në publik me gjestet apo deklaratat për njëri-tjetrin.
Por së fundmi ka qenë një foto e Medës në Instagram që ka trazuar rrjetin. Ai ka postuar një foto me bashkëshorten e sipër shkruhet: “Tradhtare fajtore s’meriton të flas por meriton përjetë t’mallkoj e në fund të vras”. E përbri fotos shkruan: “Publikisht sot me datën 10 shtator 2018 ndahem nga gruaja ime”.
Por kjo deklaratë mund të themi se është e frikshme dhe profili i tij më pas është ç’aktivizuar. Duket i dyshimtë fakti që çifti ti jap fund martesës 10 vjeçare në këtë mënyrë, kështu që ndjekësit e tij janë duke aluduar se profili i Medës mund të jetë hakeruar dhe ndarja nuk është e vërtetë. Kujtojmë që ai dhe bashkëshortja e tij kanë katër fëmijë, ku më i vogli erdhi në jetë vetëm 4 muaj më parë./korrieri