Loading...

Pa targa dhe pa patentë, arrestohen në flagrancë dy vlonjatët

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, pasi nuk kanë qenë të pajisur me targa dhe leje drejtimi të rregulltë.

Albano Sinanaj, 24 vjeç dhe Marjol Bega, 25 vjeç, të dy banues në vlorë, drejtonin një motor Yamaha dhe një makinë tip “Fiat” pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor!

1- Albano Sinanaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar motorin tip Yamaha 650 ç, pa targa, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.
2- Marjol Bega, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Fiat” me targë AN 245 ZV, pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, neni 291 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com