Dasma gay e moderatorit shqiptar Mishel Rrena ishte tema e djeshme e emisionit Rudina, ku të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë fenomen ishin gazetarja Dasara Karaiskaj dhe juristi Altin Hazizaj.
Si mbështetës i ambasadës Pink, Hazizaj u shpreh tërësisht pro martesave të çifteve gay dhe jo vetëm, por hasi në kundërshtim të fortë me mendimin e Dasarës, e cila mbron konceptin e familjes, bërthamë të shoqërisë, të përbërë nga nëna dhe babai.
Në debat e sipër, Altini mundohet t’i sqarojë Dasarës në mënyrë shkencore konceptin e orientimit seksual.
Ai thotë:
“Orientimi seksual është çfarë e ke ti që në lindje dhe po të duash ta provosh, shtë e drejta jote, por nuk e ndryshon dot. Po ta them trashë “o të ngrefet, o s’të ngrefet”. E thënë troç fare. Po ia thjeshtësoj. Orientimi seksual është të tërheq apo s’të tërheq. Mendja nuk të ngrehet për të bërë…”