Vuajtet nën genocidin grek, internimi në kampet e shfarosjes naziste në Auistri e Gjermani dhe më tmerri në diktaturën komuniste nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla
Është një histori e rradhë ajo e Nuri Zanes. I ka mbijetuar tri regjimeve më të tmerrshme të shekullit të shkuar, genocidit grek ndaj Çamërisë, nazizmit gjerman si dhe diktaturës komuniste. Nuri Zane, lindi në Filat të Çamërisë. Qysh në fëmijëri, pa me sy tmerrin e vuajtjet nën genocidin grek të Napolon zervës. Mbeti jetim në moshën 11-vjeçare dhe kaloi një fëmijëri të vështirë pa nënën e tij bashkë vëllezërit e motrat. Ata patën përkushtimin e madh të babait të tyre Eminit.
Në vigjilje të Luftës së II Botërore popullsia e Çamërisë u përball me dhunën çnjerëzore të bandave të Napolon Zervës e andartëve grekë. Ishte ky genocide që i detyroi dy vëllezërit Zane, Nustretin dhe Nuriun, që bashkë me babanë e tyre Eminin, të vinin e të transferonin pjesërisht kapitalet e tyre në Delvinë e Berat ku edhe punonin në zanatin e tyre të këpucëbërësit. Më pas, shteti grek e internoi babain e tyre në Hio më 1941. Internimi erdhi pasi familja Zane ishte pozicionuar si antifashiste. Nuk do të kalonin shume kohë dhe në prill të vitit 19444, Nuriu u denoncua nga qarqet greke dhe komanda gjermane e arrestoi Nuri Zanen në Janinë dhe e internoi në Mat’hausen e më pas në Dakao e Munih të Gjermanisë.
“Ishte kjo një humbje për familjen që detyronte babanë e tij, Eminin, dhe vëllain e madh të tij, Nustretin, të sakrifikonin shumë për mbajtjen e familjes, tre vëllezërit e tjerë dhe dy motrat. Por kjo nuk zgjati shumë se pas 27 qershorit 1944 familja do të merret rrugën e refugjatit për në Shqipëri si shumë çamë të tjerë që gjetën strehim në vatrat e vëllezërve të tyre në Shqipëri”, thotë djali i Nuriut, Hyqmeti.
Nga ato kampe famëkeqe u internuan shumë shqiptarë të Çamërisë. Shumica e tyre nuk u kthyen më por fati e deshi që Nuriu të kthehej gjallë dhe të gëzonte babanë, gruan e tij, Nailen, dhe 4 vëllezërit e 2 motrat e tij.
“Puna dhe mundimet bënë që familja të merrte pak veten por një sistem dikatorial që vinte në rrezik jetën e kujtdo që fliste, për familjen Zane do të ishte një problem i madh. Personaliteti i tyre si njerëz me integritet dhe nga një familje me emër do të duhej të përballeshin edhe me problemet që krijonte jeta në një vend ku diktatura komuniste bënte të vetën”, thotë i biri Hyqmeti.
U duk se kishte nisur një jetë normale për familjen Zane. Por jo, kishin një tjetër betejë po kaq të rëndë për të hequr, përballjen me diktaturëne egër komuniste. Nuriu ishte shenjëstra e tyre. Pak vite pas kthimit nga kampet e nazizmit, Nuriu do të gjendej në birucat e hetuesisë së Elbasanit nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla.
Për Nuriun dhe familjen e tij do të niste një kalvar tjetër vuajtjesh dhe persekutimi. I dënuar me 6 vjet burg që pjesën më të madhe e kreu në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë dhe më pas në Talje të Lezhës, Nuri Zane provoi kështu mbi kurrizin e tij edhe persekutimin komunist. Shumë vite më vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë, u nderua nga presidenti Moisiu si një ndër veteranët e shquar antifashistë.
Me rastin e 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin, më 11 shkurt 2005, Nuri Zane u dekorua me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” nga Presidenti Alfred Moisiu, i pari pjesëtar i komunitetit çam në Shqipëri që dekorohet si antifashist/njekomb.