Loading...

Nuk ndalen fatkëqësitë, edhe një natë nën frikën e zjarreve në ishullin grek

Për të dytën natë me rradhë, zjarre të mëdha vazhdojnë në ishullin e Kefalonisë. Që nga mbrëmja e së mërkurës, zjarrfikësit e ishullit po përpiqen të shuajnë flakët me të gjitha mjetet që kanë dhe me ndihmën e banorëve vullnetarë të zonave.

Vatra më e madhe e zjarrit është në zonën Markopoulo, ndërsa në aktivitet të plotë është edhe zjarri në Ano Katelio, ku disa prej banorëve banesat e të cilëve kërcënoheshin nga zjarri janë evakuuar.

Zjarret në fshatrat Ratzakli, Mavratsa dhe Komposhikratas janë gjithashtu në aktivitet të plotë. Turistët dhe banorët e ishullit, kryesisht nga zona e Skalal, kanë lënë banesat e tyre dhe janë zhvendosur  afër detit.

Së fundi, ka disa ndërprerje të energjisë në disa fshatra për shkak të shkatërrimit të shtyllave elektrike

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com