Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndryshuar formën e përgjigjeve ndaj komenteve në rrjetet sociale. Për të kursyer kohë, Rama reagon përmes video, ku së fundmi i është përgjigjur komentit të një gazetari.
Rama ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje gazetarit të MAPO, Leonard Bakillari, i fundit ky që shkruan “Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli as Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj, Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet ta kishit bërë këto 5 vjet. Nuk është Shqipëria 3D z.Kryeministër!”
“Të gjithë shqiptarët të mos kujtojnë se unë fle rehat në fakt, se unë fitoj çdo krahasim me kundërshtarët, aspak. Unë miku im e di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten ende një problem i madh, nga nevoja ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës tonë bregdetare për ujësjellësa dhe kanalizime. Janë standardet ende mizerabël të disa segmenteve rrugore, në rrugët e lëna rrugëve dhe sidomos shumë rrugëve të brendshme nga Velipoja e deri në Ksamil. Pa folur për nyjen e Fierit që më është bërë si nyje këtu në fyt çdo ditë”, shprehet Rama.
Per te pare videon klikoni KETU