Loading...

Nuk ka të ndaluar droga shqiptare në Itali, ja sa u kapën këtë herë

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë finalizuar një operacion anti-drogë në Bridisi, ndërsa janë sekuestruar skafi dhe 67 pako me 550 kg marijuanë që sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Në reagimin e policisë së shtetit thuhet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy trafikantët, shqiptari me inicialet V.B 29 vjeç dhe italiani me inicialet W.F 33 vjec. Sipas mediave vendase, nëse do të shitej në tregun me pakicë, marjuana do kapte vlerën prej rreth 5 milionë eurosh.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativën per trafik narkotikësh drejt Italisë.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

Hetimet po vijojnë ne te dy krahët e kufirit per te zbuluar persona te tjerë te implikuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com