Një tjetër vatër zjarri është raportuar ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me ullishte në zonën e Levanit, në Fier.
Bëhet e ditur se zjarri i fortë u shkaktua pas rrëzimit të një peme, e cila përfundoi në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar kështu flakët e para, të cilat janë përhapur dhe favorizuar nga era e fortë që ka prekur vendin tonë këto dy ditët e fundit.Sipërfaqja në të cilën ra zjarri është një kodër e mbjellë kryesisht me ullinj.
Forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, por po punohet për shuarjen e zjarrit.