Një ngjarje që ka tronditur të madh e të vogël.
Ndonëse e kishte rritur me përkushtim dhe dashuri, 81-vjeçarja Floresha Shkurti u godit disa herë me thikë në kokë nga nipi i saj, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ky është Redmon Gruda, i cili tashmë ndodhet pas hekurave, si dhe të moshuarës.
Kjo e fundit do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kujtojmë se Redmon Gruda pranoi autorësinë e krimit, ndërsa shtoi se me gjyshen kishte pasur disa herë debate, ndërsa jetonin të dy në një shtëpi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Mësohet se Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, ndërsa afër trupit të viktimës kishte njolla gjaku. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes si dhe trupit të viktimës, u verifikua se ajo kishte plagë të mëdha në kokë.
Burime zyrtare nga policia pohojnë se autor i dyshuar i ngjarjes, nipi i saj, Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili tashmë është arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij. Kjo e fundit për shkak të plagëve të marra në kokë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Tashmë i riu akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.