Rreth 4 orë para se të vritej nga persona ende të paidentifikuar në zonën e Livadhes në Shkodër, biznesmeni Arjan Ferracaku ka bërë një postim në Facebook. Ai njihej si adhurues i hipizmit, madje edhe kur ështeë qëlluar ka qënë mbi kalë.
33-vjecari kishte bërë një njoftim në rrjetet sociale ku apelonte për t’u regjistruar në garën me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit ‘Vllaznia’ nga data 1 deri më 14 shtator.
33-vjecari njoftonte se regjistrimi bëhej kundrejt pagesës dhe se gara do të mbahej në datë 15 shtator në Velipojë tek hoteli në pronësi të familjes së tij.