Loading...

Nesër dita “e madhe”, kush ministër e ka kokën “në thes”, emrat që rrezikohen

Pas muajsh në ankth , nesër do të jetë dita e madhe e socialistëve. Shefi i tyre do të bëjë të ditur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bahskëqeverisja” , pati deklaruar Rama muaj më parë duke tronditur vartësit e e tij.

Në pritje të vendimit të kryeministrit nëse do bëjë ose jo ndryshime dhe nëse po, cilët do jenë ministrat e sakrifikuar?

Sipas reagimeve të publikut situata alarmante e krimit, përplasjet me Ramën dhe heshtja prej kaq kohësh janë sinjal se “kurbani” i parë pritet të jetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kërkesa të vazhdueshme për largim nga qeveria i adresohen Ramës për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në “top listë” qëndron edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Të tjerë emra që rrezikojnë vendin e tyre si ministra për shkak të performancës së pakënaqshme janë edhe minisrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministrja pa portofol, Sonila Qato.

Një tjetër emër që diskutohet për t’u ndryshuar është edhe ai i Damian Gjiknurit, i cili gjithashtu ka 5 vite që është pjesë e kabinetit.

Nesër “dita e madhe” , kur do të marrim përgjigje të gjithë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com