Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori i njohur turk Ferdi Merter.
Ai u bë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij në serialin “Lugina e Ujqërve” dhe nga seriali “Dashuri me qira”, duke ardhur në këtë të fundit, në rolin e gjyshit të Omerit. Në muajin shkurt aktori u rrëzua dhe theu legenin.
Që prej asaj kohe Merter ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dje vajza e tij bëri të ditur lajmin e hidhur.
Ferdi Merter ka interpretuar një numër të madh rolesh në filma të ndryshëm, seriale ose shfaqje televizive dhe ishte një prej aktorëve më të njohur në Turq.