Vlorë Në kuadër të operacionit “JAD 2018”, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetasit e mëposhtëm: Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër. Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë. Blerim Dervishaj, 24 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, më datë 09.09.2018, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Blerim Dervishaj, si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal.