Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç ka fituar mjaftueshëm pikë në arenën ndërkombëtare, falë mënyrës së saj të të sjellurit apo të vepruarit.
Sëfundmi në rrjet po qarkullon një video, në të cilën presidentja shfaq anën e saj njerëzore, teksa ndihmon një gazetare për të rregulluar flokët, përpara se kjo e fundit ta merrte në intervistë.
Kitaroviç ishte duke u bërë gati për një lidhje direkte në televizionin shtetëror kroat nga New York-u, kur ka kryer këtë veprim për gazetaren.
Videoja është bërë menjëherë virale, ku të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar veprimin e saj.
Duke parë atë, na duhet edhe në një femër a grua si presidentja kroate në vendin tonë. Të paktën mbase rregullojmë pak imazhin!