Loading...

“M’u zu fryma bir, s’e desha veten sot”, gazetarja rrëfen dëshpërimin teksa regjistroi djalin në kopsht

Prej ditësh ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopsht dhe çerdhe, por ashtu si në çdo derë tjetër ku troket në Shqipëri, edhe aty paska allishverishte.

Këtë dhe shumë peripeci të tjera rreth mungesës së hapësirës për fëmijët i ka rrëfyer gazetarja Gentiana Rreshka, e cila ka çuar Davidin, djalin e saj për regjistrim në kopsht.

Gazetarja shkruan:

“M’u zu fryma sot David, teksa me dokumentat e tua ne dore prisja të të rregjistroja në kopësht. M’u zu fryma bir kur një gjysh para meje po ankohej e po shfaqte me zë e me gjeste merzinë që kishte se nuk i kishin regjistruar nipin sepse disa të tjerë i kishte nis deputeti e vendet ishin zenë.

Davidi mamit m’u duk se dikush më kapi për fyti kur të mendova në një klase me 45 fëmijë të tjerë e sikur të ta ndjente zemra, ke një javë që qan se s’do të shkosh. U ndjeva e pafuqishme edhe e pashpresë, ku të kam lindur e ku po të rris, në një vend ku duhet mik për t’u regjistruar në kopësht.

Qava dhe se desha veten sot David, sa në hak po të hyj, se ti mam s’ke as një centimetër vend ku të luash aty te lagjia, edhe fusha afër shtëpisë është nën lupën e ujqërve qe duan të ngrenë pallate.

Se ky vend David si me magji të zezë shndërron e shkatërron çdo gjë të mirë, prishen fusha për llac e tulla, priten pemë e gërryhen lumenj.

Kush ka faj bir do më pyesësh ti, mami ka faj dhe shumë mama e baba të tjerë që i lejojnë. Po fëmijët e “atyre”, si rrinë në çerdhe, si i kane kushtet ato mam, me siguri jo 50 fëmije në klasë, as edukatore të lodhura, të paguara pak, jo mam jo , ato rrijnë rehat.

Mu nxi mëngjesi sot e ndjeva thikën në palcë kur pashë e ndjeva se ti po cenohesh, të drejtat e tua s’t’i përfill njeri.

Fale mamin zemër fale!

Teksa po ikja më vinte të mallkoja, të mallkoja me gjithë shpirt, po më kanë mësuar të kthej mallkimin në lutje dhe u luta: Zoti im bëje mirë këtë vend!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com