Prezantuesja shqiptare, Aulona Musta ka habitur me komentin e fundit që i ka bërë në rrjetet sociale modeles dhe prezantueses së njohur italiane Belen Rodriguez, e cila ka postuar një foto lakuriq.
Në këtë foto nuk ka munguar komenti i Aulonës, e cila me ironi i shkruan: “Ngele lakuriq mi goce! Le nam! Ca do të thotë çuni, kur të të shohë fotot? Je dhe nënë ti! Pff”, i ka thënë Aulona asaj, duke ironizuar kështu edhe njerëzit që e kritikojnë shpesh kur publikon foto me bikini./korrieri