Një nga prezantuesit më të njohur që ka pasur ndonjëherë Shqipëria pritet të rikthehet me një emision të tij. Pas largimit nga Top Channel, Adi Krasta pritet të nis një eksperiencë të re te News24.
Gazetari ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin dhe e hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.
Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera. Ndërkohë ai është rikthyer edhe në rrjetin social Facebook, ku paralajmëron për projektin e tij. “Gati për të dëgjuar…”- shkruan Krasta në Facebook duke paralajmëruar kështu nisjen e emisionit të ri.