Feng Xiaoxiao nga Taipei i Tajvanit, ka mësuar vet t’i binte kitarës tradicionale havajane të njohur si ukulele dhe gjatë një përfomance në rrugë, i ka mahnitur të gjithë.
Fëmija 11-vjeçar që ushtron në këtë instrument për disa vjet, luajti melodinë e vitit 1968 ‘Classical Gas’ nga Mason Williams, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit patën mundësi ta ndjekin nga afër, teksa iu binte telave, ndërsa për një moment e shfrytëzoi kornizën edhe si tupan.
Prindërit e fëmijës, po e shëtisin atë nëpër sheshe të ndryshme të qytetit, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta shohin talentin e tij.
Madje, ata kanë dëshirë që ta dërgojnë edhe në qendra të ndryshme të Britanisë së Madhe, ku mund t’i bie në sy ndonjë producentin dhe ta angazhoi në mënyrë profesionale.