Të gjithëve na ndodh që në mes një bisede mes miqsh teksa pimë kafe dhe hamë ndonjë darkë të qeshim me gafat e njëri tjetrit por nuk i dëgjon askush përveç nesh. Ndryshe nga gafat e njerëzve të ekranit që drejtojnë emisione të ndryshme si politike edhe argëtuese. Kur bëhet fjalë për gafat e personazheve të njohur publiku i shijon më shumë dhe i regjistron për shumë gjatë në memorien e tyre. Ne po iu sjellim në kujtesën tuaj vetëm disa nga gafat më të mëdha që me siguri do t’iu shkrijnë së qeshuri.
Rudina Magjistari
Rudina Magjisatri e kryeson listën e gafave aq të shumta kanë qenë. Ne po iu kujtojmë dy prej tyre më të mëdhatë. Kohë më parë e ftuar në emisionin e saj ishte Mariza Ikonomi dhe gjatë një bisede për daljet e para të Marizës në ekran Rudina bëri gafën duke iu drejtuar:Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”
Mariza ndërkohë i është përgjigjur se nuk është xhaxhai i saj dhe Rudina vazhdon ende me gafën e saj: “Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?”
Dhe kjo nuk është e vetmja ka dhe shumë të tilla si përshembulll gafa me Erik Fullanin teksa ai po tregonte pak për marrëdhëniet e tij më të motrën dhe u shpreh që emrin ia kishte vënë e motra, moderatorja Rudina Magjistari i kthehet dhe i thotë: Po motra është më e madhe apo më e vogël se ty?
Mund të themi që Rudina është një nga moderatoret më me shumë gafa pasi dhe në shown e humorit Portokallli është imituar nga aktorët për gafat e saj të shumta.
Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi prej kohësh e shohim në rolin e moderatorit e duhet thënë se e kemi parë të bëjë gafa gjatë “Xing Me Ermalin”. Njëra prej tyre ka qenë kur ai dhe Rashel, vajza e cila e ka shoqëruar për muaj me radhë në një nga rubrikat e emisionit, diskutojnë me njëri-tjetrin në studio për situata të ndryshme. Gjatë xhirimeve Ermali donte të thoshte shprehimisht kështu: “Kalojmë tek logoja e radhës” . Por fjalët iu bënë lëmsh aq sa në fund doli një fjalë jo fort e këndshme e cila shkaktoi të qeshura tek ai dhe Rashel, e cila e vuri akoma edhe më në dukje gabimin.
Blerina Shehu
E keni parasysh kur ngatërron emrin dhe personin që ke përballë i drejtohesh me një tjetër emër? Epo ja që një situatë e tillë i ka ndodhur moderatores së “Mirmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehut e cila mund të themi se ka bërë gafën që është diskutuar më së shumti këtë vit. Ajo kishte të ftuar në emision poeten Adriatike Lami por që gabimisht e quajti Rudina Çupi.
Poetja: ”Quhem Adriatike Lami dhe emri e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.”
Prezantuesja: “Megjithatë ju mbeteni poete”
Poetja: “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.”
Edi Manushi
Kohë më parë kur Edi Manushi ishte moderator i një emisioni argëtues si “Tjetri” ka lënë batutën epike që besojmë se shumë nga ju e mbajnë mend edhe tani. Në sfidën e të folurit zhdërvjellët moderatori paralajmëroi se nuk ishte shumë i mirë dhe gafën e bëri që në momentin e parë që foli.“Qantë Naq*u, jo Qaniu.. pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas” ,- tha Manushi një situatë kjo që shkaktoi shumë të qeshura për javë e javë të tëra.
Jonida Maliqi
Epo ja që nuk kanë qenë vetëm moderatorët ata që kanë bërë gafa të tilla le të themi. Edhe këngëtarët nuk mbeten pas.E ftuar në emisionin “Pop Culture” këngëtarja Jonida Maliqi u ngatërrua paksa ndërkohë që i uronte dy moderatorëve për sezonin e ri.“Meqenëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks…suksese në këtë sezon të ri.”, – është shprehur Jonida një gabim të cilin e ka kuptuar menjëherë dhe bashkë me dy moderatorët e kanë kaluar me shaka.
Eduart Ndocaj
A keni mbajtur ndonjëherë në jetën tuaj një m*t heshtje? Epo ja që deputeti Eduart Ndocaj e ka kërkuar këtë gabimisht në parlament. Teksa kërkonte një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për ndarjen nga jetë të nipit të Dom Nikoll Kaçorrit, Ndocaj në fakt ka thënë një tjetër fjalë në vend të fjalës “minutë”.
Devis Xherahu
Epike janë edhe ato gafa të cilat të paktën ti ke mundësinë t’i fshish edhe pse portalet ta kanë dokumentuar që në momentin e parë. Një prej tyre ka qenë gafa e Devis Xherahut i cili kishte kaluar një moment shumë të këndshëm me Eduard Ndocajn por mendonte se ai ishte Nard Ndoka. Ose në fakt këtë na la neve të kuptonim postimi i tij.