Loading...

Lëvizte me pasaportën e vëllait, kush është shqiptari që bënte kërrdinë në Gjermani e Francës

Gentjan Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 50 vilave luksoze në këto shtete. Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri.

Me urgjencë, oficerët gjermanë zbarkuan në vendin tonë dhe kërkuar ndihmën e Prokurorisë për Krime të Rënda. Hetimet nxorën në dritë një fakt interesant. Ai përdorte pasaportën e të vëllait, për të udhëtuar jashtë vendit dhe kjo bëri që dyshimet e para të mos binin mbi të.

Vetëm pas krahasimit të shenjave të gishtërinjve, të zbuluara në banesat e grabitura, u arrit të bëhej identifikimi. Pas disa seancave pyetje dhe kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij, ku u gjetën disa nga sendet e vjedhura, ai vendosi të pranojë se ishte i përfshirë në grupin e grabitësve që kishte bërë kërdinë.

Deri më tani, autoritetet gjermane e franceze kanë arrestuar të paktën pesë persona, të cilët dyshohen si pjesëtarë të bandës së skifterëve, ndërsa ka dyshime se janë të përfshirë edhe shtetas të tjerë shqiptare. Burime të prokurorisë për krime të Rënda, thanë se vlera e sendeve të grabitura, është në miliona lekë, por vetëm në përfundim të hetimit, mund të flitet për shumën e saktë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com