Loading...

Kush është rivali i Aldo Bares, që ka ekzekutuar disa kriminelë. Nga vrasja e ‘Iriqit’ te masakra e Lushnjes, ngjarjet që tronditën vendin

Forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan sot një aksion në Lushnje, ku kishin për qëllim arrestimin e rivalit të Aldo Bare, Laert Haxhiut. Haxhiu është autori i dyshuar i masakrës së 11 shtatorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Laert Haxhiu njihet si rival i bandës më të rrezikshme të Lushnjes të drejtuar nga Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lushnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares. Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në 2017, kur kreu vrasjet në Lushnje, Haxhiu kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Iriqi”, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge.

Ndonëse Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë asokohe, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Për vrasjen e ‘Iriqit’ në atë kohë u arrestua edhe Orgest Bilbili, i cili është shpallur në kërkim nga policia bashkë me Haxhian, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjeve në 2017.

Gerti Lala një ish-anëtar i Bandës së Lushnnjës, u ekzekutua në 2010-ën në hyrje të pallatit ku ai banonte. Lala u qëllua 7 herë me thikë në trup e më pas me tre plumba në kokë./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com