Loading...

Kush është personi që e ekzekutuan në Bjeshkë për konflikte pronash?

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Doberdol në bjeshkët e Tropojës në kufi me Kosovën.

Nga të dhënat e para, një person ka mbetur i vrarë në rrethana të paqarta.

Ngjarja mësohet se është raportuar përmes një telefonate në sallën operative. Telefonata e ardhur në sallë, ka njoftuar se personi mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri në mal, pasi ai ishte me bagëti në zonat e thella të Tropojës.

Burime  bëjnë me dije se personi që ka mbetur viktimë quhet T. Bajraktari.

Dyshimet e para janë ekzekutimi për shkaqe pronësie.

Pritet zbardhja e ngjarjes dhe informacioni zyrtar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com