Policia e Vlorës ka arrestuar sot një shtetas i cili ka qenë prej kohësh në listën e të kërkuarve të policisë si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikëve.
Në njoftimin e sotëm policia bën me dije se në pranga ka rënë Besmir Llupi, për të cilin Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Emri i tij është bërë publik që në 11 maj 2018, në kuadër të operacionit “Precizioni” ku u shkatërrua grupi kriminal i “Eskobarit” të Ballkanit, Met Kananit.
Në njoftimin e datës 11 maj 2018 policia shkruante se: Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg”, për: B.Ll., 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
Ndërsa në skemën se si grupi me 18 anëtarë Llupi kishte rolin e transportuesit.
/korrieri