Loading...

“Kam faj që i besova Ramës”, Shpëtim Idrizi tregon pse po ikën nga qeverisja

Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mandatar dje kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi, të nisë negociatat me Partinë Demokratike për të qenë bashkë në koalicionin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ky vendim është marrë me unanimitet gjatë mbledhjes së djeshme, ku Idrizi, para anëtarësisë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një front të fuqishëm opozitar.

Kreu i PDIU-së tha se kjo parti po detyrohet të largohet nga maxhoranca për shkak se çështja çame po anashkalohet. Gjatë fjalës së tij, Idrizi mori përgjegjësinë e mosrealizimit të kërkesave për çështje çame në negociatat Tiranë-Athinë. Ai tha se gaboi kur i besoi Edi Ramës zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Edhe unë kam faj e po ju rrëfej me zemër në dorë se si çdo njeri normal në këtë vend gabon, sepse mendova dhe besova që do e çonim përpara këtë kauzën tonë të jetës e të shpirtit edhe në një koalicion me këtë maxhorancë. Kurrë e për asnjë moment nuk kam besuar se dikush mund të arrinte sa t’i lozte fatet tona në lojëra pushteti e ky dhe vetëm ky është faji im.

Sot shpall para jush, vendimin e Kryesisë së PDIU, që votoi në unanimitet, që kryetari i PDIU të mandatohet për të përmbyllur marrëveshjen me opozitën zyrtare në vend e që së bashku të sjellim një realitet të ri për vendin e për të djathtën shqiptare që duhet t’i përmbledhë gjithë copëzat e saj në emër të një qëllimi të madh, një politike normale që t’i kundërvihet krimit, varfërisë, dhunës e arrogancës shtetërore, një politikë që do bashkojë shqiptarët dhe do kërkojë zgjidhje të mençura e larg gjuhës së urrejtjes për kauzën tonë e për të gjithë kauzat kombëtare”, tha Idirizi./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com