Loading...

Ishte tapë dhe operoi gabimisht të riun, burri i deputetes së PS i përgjigjet Berishës: Isha…

Një mjek kirurg i Spitalit Rajonal të Peshkopisë është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha se ka kryer një ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale. Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, ku një i ri ishte paraqitur për të kryer heqjen e një puçrre. Por, në vend të heqjes së saj, 22-vjeçari është zgjuar pa apendicit.

Mjeku kirurg i akuzuar, Gazmend Xhembulla, është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Almira Xhembulla. Vetë doktor Xhembulla, në një reagim përmes rrjeteve sociale, nuk e përgënjeshtron ndërhyrjen për heqjen e apendicitit, por thekson se u është përmbajtur rregullave dhe procedurave.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shprehet Xhembulla.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar një prej familjarëve të 22-vjeçarit. “Në Spitalin e Peshkopisë, me dt. 20.9.2018, është paraqitur në një djalë rreth 20 vjeç, të cilit i kishte dalë një puçërr pas shpine. Pasi e kontrollon kirurgu Gazmir Xhembulla, i cili është dhe burri i deputetes së PS, Almira Zebi, Xhembulla i thotë që do të operohesh. Pasi e fut në sallën e operimit, në vend që t’i heqë puçrrën, i ka hequr apendicitin. Kur djalit i ka dalë narkoza, ka parë plagën në bark dhe ka kërkuar shpjegime se çfarë ka ndodhur me të. Mjeku i ka thënë të hoqëm apendicitin se ti me the për atë. Ka plasur sherri me familjarët e djalit dhe familja ka vajtur në komisariat për kallëzim, po e kanë mbajtur të fshehur këtë rast të mjekëve tanë. Drejtoria e Spitalit është në dijeni dhe gjithë Peshkopia e di këtë budallallëk. Ju lutem, publikojeni se po mbahet e fshehtë kjo maskaradë, pasi kirurgu është burri i deputetes së PS-së dhe rri tapë me alkool”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë, zyrtarisht nga Policia, thuhet se deri tani nuk ka asnjë kallëzim për pakujdesi ndaj mjekut të Spitalit të Peshkopisë, Gazmend Xhembulla.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com