Loading...

Institucione që po shkatërrohen nga dosja “Shullazi”, kush e ka radhën pas Krimeve të Rënda

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk është institucioni i vetëm i cili është në kaos funksional për shkak të dosjes “Shullazi”. Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime, të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…

Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin. Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit!

Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA! Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikaur asnjë letër, duke arritur deri në atë trup, sa deputeti i PS, ish-drejtor hipoteke, shkonte me vrap e me përulje, atje ku freskonte “bolet” Shullazi.

Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit. Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!

Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”. Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucione të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com