Një fëmijë 3 vjeç është plagosur pas një incidenti brenda shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve të para, fëmija 3 vjeç është rrëzuar në pllakat e shtëpisë së tij dhe si pasojë ka marrë goditje të mëdha në kokë.
Menjëherë është dërguar në Spitalin e Bulqizës dhe pas marrjes së ndihmës së shpejt është dërguar me helikopter për në Tiranë. Nuk dihen akoma rrethanat e plota të kësaj ngjarje se si fëmija është rrëzuar.