Vetëm një ditë më parë ajo pa dashje i ka vënë zjarrin një parcele me ullinj, ndërsa sot i ka dhënë fund jetës së saj. Një 55 vjeçare e dyshuar se shkaktoi një vatër zjarri në Lushnje i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pak para se policia ti shkonte në shtëpi për të marrë deklaratën.
Viktima është identifikuar si Dallandyshe Blliku 55 vjeçe, nga fshati Garunjë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, 27 shtator.
Burimet thonë se 55-vjeçarja kishte ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat në oborr. Por flakët i kanë dalë nga kontrolli dhe për pasojë dogji disa rrënje me ullinj. Pasi flakët u vunë nën kontroll mësohet se forcat e policisë kanë shkuar në shtëpinë e familjes Blliku për ta marrë në pyetje.
Por gruaja kishte marrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike. Ajo u dërgua në spitalin rajonal ku ndërroi jetë. Policia e Lushnjës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për rastin