Në shkollën fillore “Vasil Milladinov” në Veles të Maqedonisë, ku ndjekin mësim mbi 600 nxënës ka pasur shkrime në mure kundër shqiptarëve.
“Vdekje për shqiptarët” shkruhet në një pjesë të murit.
Një qytetar së bashku me gruan e tij reagojnë ndaj këtij grafiti duke thënë se është trup të jesh mësimdhënës në këtë shkollë, e sidomos të jesh pjesë e autoriteteve lokale.
Aleksandar Kukulev dëgjohet teksa thotë:
“Unë jam nga Velesi, e dua qytetin e Velesit dhe nuk dëshiroj të jetoj në qytet ku ka grafite të këtilla. Posaçërisht jo aty ku edukohen fëmijët dhe ku dërgohen mesazhe të gabuara. Velesi është me zemër të madhe, dhe ka vend për të gjithë, maqedonasit, shqiptarët, romët, vllahët. Unë refuzoj të jetoj në qytet ku shfaqen grafite të këtilla”
Velesi është qytet në mes të Maqedonisë me shumicë maqedonase.
Videoja ku Aleksandar fshin grafitin është bërë mjaft virale në rrjet.