Disa persona të panjohur i kanë vënë flakën derës së shtëpisë së një oficere.Bëhet fjalë për oficeren gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit, Laura Boçi.
Sipas Newsbomb.al autorët kanë sulmuar dhe dhunuar banesën e saj në Gramsh. Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa familja ka qenë në gjumë.Si pasojë e flakëve ka pësuar djegie në trup vjehrra e oficeres e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Holta”, pas bashkisë së qytetit të Gramshit ndërsa motivet e kësaj ngjarje tronditëse nuk bëhen ende me dije.Hetimet kanë nisur menjëherë por nuk ka ende asnjë autor të identifikuar dhe një njoftim zyrtar.