Kemi dëgjuar shumë të thonë se gjyshërit janë dashuri më vete, herë-herë më shumë se prindërit u ndodhen pranë nipave e mbesave. Lidhja e tyre me është e veçantë apo siç i thonë ‘mjalti i mjaltit’. Por për Floresha Shkurtin, Kumbulla Papajanin, e Hurme Currin gjithçka ka qenë ndryshe. Lidhja e ‘dashurisë’ e këtyre gjysheve me nipërit, nuk ka funksionuar, ndërsa konfliktet kanë qenë fatale duke iu sjellë vdekjen nga duart e atyre që i rritën plot përkushtim e deri në vetëmohim.
Në prill të 2017 në lagjen Nr.10, Durrës policia njoftoi se u gjetën pa shenja jete Ersid Curri 25 vjec dhe gjyshja e tij 80 vjecare Hurme Curri. Nga hetimet rezultoi se 25 vjecari kishte vrarë me automatik, gjyshen e tij 80-vjecare, i tronditur më pas i dha fund jetës. Policia tha se i riu vuante nga depresioni dhe krimi u krye në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.
Në maj të 2015, 82-vjecarja Angje Hila u mbyt me jastëk nga mbesa e saj Xhoana Hila në Shkodër. E reja, bashkëpunoi në krim me të dashurin e saj Erando Qatipi. 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia adresoi autorësinë të dashurit të saj. Gjatë dëshmisë së saj, ku shfaqi shenja pendese, vajza pohoi se ‘gjyshen e mbyti i dashuri me jastëk’, ndërsa po tentonin ti vidhnin asaj florinjtë.
Kumbulla Papajani është një tjetër gjyshe, viktimë e konfliktit me nipin e saj. 77 vjecarja u gjet e masakruar me thikë në korridorin e apartamentit ku banonte në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndërsa për disa ditë u bë temë e ditës në median e shkruar dhe atë televizive. Pas komunikimit të arrestit në kushtet e flagrancës, me akuzën e vrasjes së gjyshes për motive të dobëta, Klajdi Papajani pranoi krimin, dhe tha se kishte vrarë gjyshen e tij, në gjaknxehtësi e sipër. Para grupit hetimor asokohe 17 vjec, Papajani u shpreh se se vazhdimisht grindej me gjyshen ndërsa pohoi se “gjyshja na e ka nxirë jetën. Nëna dhe babai kanë vuajtur për shkak të saj”
Ngjarja më e fundit u shënua një ditë më parë, më 27 shtator 2018, kur 81-vjecarja Floresha Shkurti u gjet e vdekur në banesë. Edhe në këtë rast hetimet konfirmuan se e moshuara ishte viktimë e nipit të saj, 21 vjecarit Redmon Gruda i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu goditi me thikë në kokë gjyshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /BW/