Loading...

Habit milioneri: Dua një grua që t’i jap kartën e kreditit dhe…(FOTO)

Një aristokrat multi-milioner, i cili njoftoi publikisht se kërkonte një grua të re për t’u martuar, tani është beqar prej më shumë se një viti dhe tashmë e ka ndryshuar ofertën e tij.

Sir Benjamin Slade 72 vjeç, njoftoi në vitin 2017 në një emision mëngjesi në Britani të titulluar ‘This Morning’, se kandidatja për t’u bërë gruaja e tij nuk duhet të ishte më e gjatë se 1.67 m dhe se duhet të ishte mes moshës 30 dhe 40 vjeç.

Tani, aristokrati i njohur në një intervistë për ‘Good Morning Britain’ u shpreh se:

‘Kam ndryshuar drejtimin. Tani dua një romancë, dua një grua që t’i jap kartën e kreditit dhe të bëjë shopping derisa të mos ketë fuqi të rrijë në këmbë’, tha ai.

‘Unë dua ta çoj partneren time në vende ekzotike dhe më pëlqen ushqimi i mirë, gjithashtu pushimet në privatësi. Këto janë ofertat e mia’, tha ai.

Sir Benjamin, i cili është pasardhës i Mbretit Charles ll dhe jeton në Shtëpinë Maunsel të shekullit të 13-të dhe gjithashtu zotëron kështjellën Woodlands, në Somerset, shtoi se donte të kishte fëmijë me gruan e tij të ardhshme.

‘Unë ka kohë që jam në kërkim dhe jam shumë i emocionuar. Unë po përpiqem të realizoj një marrëveshje por shumë njerëz nuk duan të kenë më fëmijë. Unë kam shumë të dashura që janë të shkëlqyera, por të gjitha janë mbi 50 vjeç dhe nuk duan ose nuk mund të kenë më fëmijë’.

Kur u pyet për mundësinë e adoptimit, Sir Benjamin vuri në dukje se mosha e tij përbënte problem.

Sir Benjamin Julian Alfred Slade, i njohur si Sir Ben Slade, trashëgoi pasurinë nga babai i tij më 1962 dhe më parë ishte martuar me Pauline Myburgh nga fundi i viteve 1970 deri 1991, përpara se të divorcoheshin. Prej asaj kohe, ai ka pasur disa romanca.

Sir Benjamin drejton disa biznese, duke përfshirë një ambient presitigjioz për dasma dhe shpreson që partnerja e tij e ardhshme të marrë përsipër edhe menaxhimin e bizneseve të tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com