Pjesëmarrja e grave në politikë ka ende sfida që duhen adresuar.
Organizata ndërkombëtare që operon edhe në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të grave “UN Women”, ka deklaruar se në më pak se një vit nga zgjedhjet vendore në Shqipëri, duhen marrë masa nga aktorët përkatës për të adresuar këto sfida.
“Përfaqësimi i grave në politikë nuk kërkon vetëm kuota gjinore, por edhe frymë të përshtatshme në politikë, për ti dhënë grave besimin se kanë mbështetjen e votuesve dhe gjithë Shqipërisë”, – është shprehur Blerina Gjylameti, deputete e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Qeveria Rama, është qeveria e parë në histori me 75 % element femëror në kabinetin qeveritar. Gjithashtu, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Shqipëria shënoi një arritje të re, duke zgjedhur 28 për qind gra deputete. /