Loading...

Goditet liria e shtypit, ministri Mbrotjes greke çon në pranga gazetarët

Gazetarët Th. Mavridis (Botuesi i gazetes “Phileleftheros”) P. Lampsias ( Drejtori) dhe K. Galanos ( Kryeredakore) janë arrestuar sot pas një akuze të ngritur nga ministri i Mbrojtjes  Panos Kammenos, dhe po mbahen në komisariatin e policisë në Exarchia të Athinës.

Ky arrestim ka ardhur pas një publikimi në faqen e parë të gazetës ku pretendonte për shpenzime të dyshimta të fondeve të migracionit në BE, në ishullin e Lesvos.

Ky është një tjetër sulm i ministrit të Mbrojtjes, kundër gazetarëve që “e shqetësojnë” atë dhe një goditje të qartë lirisë së shtypit, pasi këto zhvillime janë një vazhdim i ndjekjeve penale kundër gazetarëve dhe mediave me qëllim “të heshtin”, raporton media e shkruar.

Theksohet se pushtimi i policisë në zyrat e gazetës liberal.gr dhe gazetës Phileleftheros u dënua nga shoqata e Gazetareve te Greqise (ESIEA), si dhe nga parti politike  KINAL dhe Potami.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com