Loading...

Flet biznesmeni i dhunuar: Një bandë më masakroi, ja ku dyshoj

Biznesmeni Andrea Zoga, pronar i disa fast food-ve dhe restoranteve në Tiranë ka treguar dhunën që u ushtrua mbi të nga persona ende të paidentifikuar afër shtëpisë tek Komuna e Parisit.

Sipas dëshmisë së biznesmenit personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip ‘Golf’. Ata i kanë zënë pritë pranë banesës së tij në rrugën “Merdar Shtylla” dhe e kanë sulmuar.

Është dhunuar mesnatën e sotme një person nga Tirana Andrea Zoga, pronar i disa fast food-ve dhe restoranteve në Tiranë .Ngjarja mësohet se është shënuar në mesnatë dhe Zoga është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup.

Sipas dëshmisë së biznesmenit personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip ‘Golf’. Ata i kanë zënë pritë pranë banesës së tij në rrugën “Merdar Shtylla” dhe e kanë sulmuar.

Në një intervistë për News 24 ai u shpreh se motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

“Dikur kam pasur debat me një nga pjestarët e familjes së time, me vëllain tim. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe i përgjegjshëm për këtë çështje. Prokurori Julian Zonja e mbyll çështjen pa e hapur fare pasi nuk gjen prova.Sot një muaj pasi është mbyllur çështja të del një bandë që të masakron në mes të rrugës.

Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja.

Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflitl. Ka kamera sigurie.”, ta ai.