Avokati i caktuar kryesisht nga shteti për Xhisiela Malokun, Elton Frangu i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS. Avokat Frangu thotë për News24 së është është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.
Avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme” është shprehur avokati. Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.
I pyetur nëse ka parë persona të rrezikshëm jashtë komisariatit apo persona me armë, avokati thotë se ka qenë natë dhe nuk ka patur shumë lëvizje. Në lidhje me gjendjen psikologjike të vajzës, Frangu thotë se më mirë mund të shprehet psikologu që ka qenë gjithashtu i pranishëm në komisariat. Avokat Frangu thotë se nga momenti që është është larguar nga komisariati nuk ka qenë më pjesë e kësaj cështje, por shpreh gatishmërine e tij për tu paraqitur në prokurori në rast se do të kërkohet nga organi i akuzës.
Ndër të tjera ai tregon se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.
Intervista:
Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut
Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë
Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?
Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi.
Dhe cfarë të tha?
Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht.
Interesat e kujt do mbronit?
Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment. Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur.
Keni konstatuar të vi djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.
Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka fillu nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, vec këtu jam përqendruar ta orjentoj.
Vajza ishte ne praninë tuaj?
Ishte edhe psikologu.
Keni qenë më pjesë e cështjes.
Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet.
Po Rexhep Rrajan e njihni?
E njoh si emër se është bërë edhe publik tani.
Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?
Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë.
Konstatuat frikë?
Jo, përvec habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.
Shenja të dukshme dhune?
Jo nuk kam parë.