Përgjatë Lungomares së Vlorës ndodhet një skulpturë shumë e veçantë. Skulptura e quajtur “Peshkatari” është një nga moria e veprave të Thanas Papës.
“Fatmiresisht ka shpëtuar skulptura “peshkatari” që tani qendron në një zonë të skelës Vlorë në Lungomaren e rivitalizuar me një shesh madhështor.Skulptura është krijuar në vitin e larget 1958 kur Papa sapo ishte kthyer nga studimet në Shën Peterburg të Rusisë, me rezultate të shkëlqyera
.Pas kësaj filloi kalvari i vuajtjeve”, ka rrëfyer bashkëshortja e skulptorit Shpresa Leka ,duke patur parasysh vuajtjet e tij, nga drama me ish-gruan ruse, ritakimin me të bijën pas 34 vjetësh.Po kjo skulpture është e vecantë edhe për Vlonjatët dhe emigrantët, pasi aty gjejnë vendin më të bukur edhe për foto.