Leo Cara, tifozi i vogël dhe i flaktë i Partizanit, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.
I mituri, i cili nuk mungonte asnjëherë në asnjë ndeshje të ekipit të tij të zemrës, nuk ka mundur t’ia dalë dot dhe sëmundja e rëndë e ka mposhtur.
Lajmin e hidhur e ka dhënë me dorë në zemër i ati i Leos.
Dashi Cara shkruan në rrjetet sociale:
Engjelli i babit u largua nga jeta. Gjithmonë i pazëvendësueshëm do jesh o Leo i babit. U prefsh në paqe Leo. Do të kujtoj gjithmonë sa të kem fryme”.