Në Amfisë, në Greqi, mjekët ekzaminuan një 16-vjeçare shqiptare me probleme të shëndetit mendor. Dolën në përfundimin se vajza ishte shtatzënë, por s’shpjegonte dot si ndodhi.
Mjekët njoftuan policinë dhe prokurorinë, të cilët morën kampionë nga vëllai 15-vjeçar i vajzës dhe nga babai i saj 41-vjeçar.
Testet e ADN-së vërtetuan se vajza ishte përdhunuar nga babai, njëherazi baba i fëmijës. Mjekët vendosën ndërprerjen e shtatzënisë në muajin e katërt. Banorët e qytetit janë të shokuar dhe kërkojnë dënimin maksimal për shqiptarin.