Loading...

E përplas makina, 9-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, në rrugën e Draçinit një automjet ka përplasur një fëmijë 9-vjeç.

Mësohet se i mituri ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.Sipas policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas malalez me iniciale A. D. 24 vjeç, i cili është shoqëruar në polici, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2018 ora 18.00, jemi njoftuar se në rrugën e Draçinit, në unazë lindore, lagje “10 Korriku”, Shkodër, shtetasi Malazez A. D. 24 vjeç, në drejtimin e mjetit tip Volvo, me targë RO AN 723, ka aksidetuar femijën N. U. 9 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër për veprime të mëtejshme.Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com