Këngëtarja Rozana Radi dhe oficeri i i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Karakushi janë prej vitesh në një marrëdhenie dashurie.
Rozi ka mohuar për Pop Culture zërat se janë fejuar dhe u shpreh se nuk kanë lënë as datë martese. Ata thjesht po bashkëjetojnë.
“Ne jemi njohur rastësisht dhe kështu duam të vijë edhe martesa, kur ta kërkojë njëri prej nesh. Po s’ma kërkoi ai, do ia kërkoj unë. Tani një dasëm do e bëjmë edhe ne me klering si të gjithë”, tha Rozi me nota humori.
“Ti e dëgjove, mund të ma kërkosh dhe sonte. Ose nesër…” shtoi këngëtarja duke qeshur! Epo Shpëtim, ç’pret?!