Biladristi shqiptar, Eklent Kaçi tashmë është numri 1 në botë.
Një sukses i jashtëzakonshëm i arritur nga djaloshi shqiptar.
Pas sukseseve të arritura gjatë këtij viti, bilardisti nga Laçi ka arritur të ngjitet në majë.
Sot renditet i pari në botë, teksa ka parakaluar filipinasin Karlos Biado.
WPA (Federata Botërore e Bilardos) ka publikuar renditjen dhe Kaçi tashmë kryeson i pari në listë.