Një 78-vjeçar gjerman ka përfunduar një qytet të bërë prej kartoni, që filloi ta ndërtonte mbi gjashtë dekada më parë, sipas shtypit vendas.
Karl Sperber, një pensionist në qytetin bavarez të Burgebrach, kishte përfunduar një metropol të tërë prej kartoni që shtrihej në 40 metra katrore.
Tani, ky ”qytet” është shfaqur në një dyqan mobiljesh në qytet.
Ai tha se disa gjera nuk kishte mundur t’i demostronte, pasi i duheshin më tepër se 100 metra katrore për të përfunduar detyrën.
Sperber ka ndërtuar një total prej 4 000 ndërtesash kartoni brenda 65 viteve të fundit, ku më e madhja ka 90 kate, me 70 centimetra lartësi.
“Disa nga miqtë e mi mendojnë se unë jam i çmendur, por për mua është kënaqësi, si peshkimi”, theksoi Sperber.