Loading...

DRSH Vlorë, aktivitet ndërgjegjësues për Alzhaimerin

Drejtoria Rajonale Shëndetësore Vlorë krahas shërbimeve në familje për pacientët të cilët nuk kanë mundësi që të paraqiten në qendrat shëndetësore, kësaj here ka zgjedhur të informojë qytetarët vlonjate për rreziqet që shfaq sëmundja e “Alzhaimerit”.

DRSH Vlorë ka ndërmarrë një aktivitet ndërgjegjësues në Kuadër të Ditës Botërore të Alzhaimerit, duke shpërndarë informacione rreth kësaj sëmundje te personat e moshës së tretë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në çdo 3 sekonda diagnostikohet një rast i ri i Alzhaimerit (Demencës), i cili cilësohet si “tmerri i shekullit 21” dhe kriza më e rëndësishme shëndetësore globale dhe sociale.

“Alzhaimer vërehet 2-4% tek grupmosha mbi 65 vjeç dhe 20% në grupmoshën mbi 85 vjeç, kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm Shtëpinë Komunitare të Qendrës së të Moshuarve Vlorë”, shkruan DRSH Vlorë. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com